Ancelotti kërkon falje për humbjen e Real Madridit ndaj Gironas
Carlo Ancelotti u kërkoi falje tifozëve pasi Real Madridi humbi 4-2 nga Girona, por këmbënguli se Los Blancos “do të jenë mirë” kundër Manchester Cityt.
Ancelotti ishte i zemëruar me paraqitjen mbrojtëse të skuadrës së tij, por ka premtuar se gjërat do të përmirësohen në finalen e Kupës së Mbretit kundër Osasunas dhe në ndeshjen pasuese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.
“Është e vështirë sepse kur humbet duhet të jetë e vështirë”, u tha trajneri i Madridit gazetarëve.
“Ndeshja ishte e keqe në mbrojtje. Dhe ky ishte çelësi, sepse ne luajtëm mirë me topin, sidomos në fillim. Por ne nuk ishim bindëse në duele, u kapëm në dy kundërsulme dhe prej andej gjithçka u bë më e vështirë”.
“Unë e kuptoj që tifozët janë lënduar, kërkojmë falje. Ne jemi gjithashtu të lënduar. Por tifozët e dinë se do të jemi mirë në finalen e kupës, si dhe në gjysmëfinale (kundër Cityt). Është më e vështirë të thuhet sot por kjo ndeshje nuk përfaqëson Madridin. Ne kërkojmë falje, por duhet të shohim përpara”.
Megjithatë, Ancelotti beson se kjo humbje mund të veprojë si një thirrje zgjimi për lojtarët e tij që shkojnë drejtë fundit të sezonit.
