Krasniqi për Rozeta Hajdarin: Kjo ministre s’e ka vendin këtu, është dashtë me u shkarku para Nagipit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të duhej të shkarkohej nga kjo pozitë, meqë është e dënuar për mosdeklarim të pasurisë.

“Kjo Ministre se ka vendin këtu, kjo është dashtë me u shkarku para Nagipit. Kjo është e dënume me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, për mosdeklarim të pasurisë, për fshehje të pasurisë. Ka dënim të plotfuqishëm. O qytetarë të nderum, keni ministra të dënum për fshehje të pasurisë që dalin na mbajnë ders këtu, me na kallxu dicka”, ka thënë Krasniqi.

I pari i PDK’së ka thënë se Hajdari s’ka nevojë të flas për zhvillimet në KEK, meqë është Ministre e Tregtisë.

“Ti s’ke nevojë përndryshe si Ministre e Tregtisë me dal këtu me fol për këtë punë”, ka deklaruar Krasniqi.

Ndryshe, Hajdari, është dënuar me gjobë prej 700 eurosh nga Gjykata Themelore në Prishtinë për shkak të mosdeklarimit të pasurisë për vitin 2020 brenda afatit ligjor.

Go to TOP