Petkoviq: Guximi i Vjosa Osmanit për të folur për shkeljet e Marrëveshjes së Brukselit është absurd
Drejtori i ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq ka reaguar pas akuzave të presidentes së Kosovës, e cila tha se Serbia ka shkelur marrëveshjen e Ohrit dy herë në 24 orët e fundit.
Përmes një reagimi në Twitter, ai e ka kundërshtuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
‘’Kur Vjosa Osmani përmend shkeljet e marrëveshjes së Brukselit, ajo me siguri i referohet Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Obligimet e Prishtinës në këtë marrëveshje, gjenden në 6 paragrafët e parë të marrëveshjes edhe sot, 10 vite pas, por rezultatet janë zero”, ka shkruar Petkoviq.
