Greku Akis Vavalis bëhet trajner i ri i Dritës

FC Drita ka zyrtarizuar marrëveshjen me grekun Akis Vavalis për marrjen në menaxhim të klubit.

Vavalis është pritur nga drejtori gjeneral i klubit, Feti Murseli, i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese me klubin.

Marrëveshja e nënshkruar mes klubit dhe trajnerit Akis Vavalis është deri në fund të sezonit 2023/2024, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Vavalis ka përvojë 12-vjeçare si trajner dhe ndihmës trajner.

Trajneri Vavalis i është bashkuar klubit gjilanas me ndihmësin e tij, Nikolaos Karabetakis.

Go to TOP