Disneyland: Dragoi “lëshon flakë”, tmerrohen vizitorët 

Një dragua i Disneyland 45 metra i gjatë mori flakë të shtunën vonë gjatë një shfaqjeje në Anaheim, Kaliforni, duke bërë që të pranishmit të largoheshin me frikë. Nuk raportohet për të lënduar apo vdekje.

“Koka e dragoit filloi të shkëlqejë dhe unë shihja zjarr dhe një lloj tymi që dilte”, tha një turiste, e cila ishte e pranishme në ngjarje.

Video tregonte dragoin të përfshirë nga flakët. Anëtarët e kastit u evakuuan nga ishulli Tom Sawyer, ku u organizua shfaqja Fantasmic.

Shkaku i zjarrit po hetohet. Shkalla e dëmit të zjarrit nuk dihet menjëherë, shkruan Guardian, përcjell Klankosova.tv.

Ishulli Tom Sawyer ka qenë pjesë e Disneyland që nga viti 1956, duke i lejuar fansat të hyjnë në botën e një prej personazheve kryesore të librit të Mark Twain.

Go to TOP