Jeremiq: Kosova do të hyjë në Këshillin e Evropës në bazë të marrëveshjes franko-gjermane

Kryetari i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, ka deklaruar se që nga viti 2011, në Këshillin e Evropës kërkohet një shumicë prej dy të tretash për pranimin e Kosovës, por sipas Jeremiqt se procedura e pranimit për Kosovën do të nisë të hënën, e 24 prillit duke u bazuar në marrëveshjen franko-gjermane.

Për këtë ai ka thënë se nisja e procedurës se pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është dëshmi se zbatimi i atij planit evropian ka nisur.

“Zbatimi i mëtutjeshëm i atij plani[ evropian] duhet të ndalet derisa të shkaktohet dëm i pariparueshëm për interesat kombëtare të Serbisë dhe derisa Kosova të bëhet anëtare e OKB-së dhe e vetmja mënyrë për ta ndalur këtë është referendumi për refuzimin e marrëveshjes franko-gjermane”, ka thënë Jeremiq

Sipas Jeremiqit këtë të hënën në Strasburg do të mbahet takimi i Komitetit të Ministrave të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, ku do të shqyrtohet pranimi i Kosovës në KiE.“Aty votohet me shumicë dy të tretash dhe Kosova e ka atë shumicë pa kontest, por ka që nga viti 2011, kështu që procedura nuk ka filluar asnjëherë deri më tani. Të hënën me shumë gjasa do të bazohet në dokumentin ku thuhet qartë se bazohet në marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit”, ka deklaruar Jeremiq.

Edhe sipas tij mbajtja e një referendumi, në të cilin populli do të thotë me vendosmëri “jo” dhe do ta refuzojë atë dokument

“[Referendumi] do ta detyrojë qeverinë e Serbisë që ta përafrojë politikën e saj me vullnetin e shumicës dërrmuese të qytetarëve, sepse më shumë se 80 për qind e njerëzve në Serbi janë kundër asaj marrëveshjeje, me të cilën Serbia praktikisht njeh pavarësinë e Kosovës”, ka përfunduar ai raporton N1.

Go to TOP