Malisheva e fiton derbin e mbijetesës ndaj Ferizajt

Malisheva ka arritur një fitore shumë të madhe në luftë për mbijetesë.

Ata triumfuan sot në udhëtim ndaj Ferizajt me rezultat 1:2 në kuadër të javës së 30-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Soboëale kaloi malishevasit në epërsi në minutën e 17-të të takimit.

Barazimi erdhi në minutën e 71-të kur Haxhimusa shënoi një gol të bukur.

Por, mysafirët gjetën forcën dhe e rikthyen epërsin në minutën e 83-të, kur realizoi sërish Soboëale.

Me këtë fitore, Malisheva tani ngjitet në pozitën e shtatë me 33 pikë, kurse Ferizaj bie në pozitën e parafundit me dy pikë më pak.

Go to TOP