Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës

Të enjtën janë përcaktuar vazot për rrethin e tretë parakualifikues për FIBA” EuroBasket 2025”, ku do të garoj edhe kombëtarje e Kosovës në basketboll.

E kundërshtaret potencial të “Dardanëve” janë në dy vazot e para ku gjenden shtete të forta.

Në vazon e parë gjendet Kroacia, Bullgaria,Rumania e Zvicra kurse në të dytën janë Danimarka, Sllovakia,Austria dhe Luksemburgu.

Ndërkohe Kosova është në vazon e tretë me Norvegjinë,Irlandën dhe Shqipërinë.
12 kombëtaret do të ndahen në katër grupe me nga tri shtete dhe secila do të luajë në shtëpi dhe jashtë me kundërshtarët.

Shorti për ti mësuar grupet do të mbahet me 25 prill në Mynih të Gjermanisë nga ora 14:00

Fituesi i secilit grup, gjithsej katër, do të kualifikohen në fazën e dytë të rrethit parakualifikues.

Go to TOP