Haxhiu dhe Sveçla vizituan Stacionin Policor në Koshtovë dhe Pikën e Kontrollit tek Ura e Bistricës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveça, kanë vizituar të enjten komunën e Leposaviqit.

Siç bëri të ditur Haxhiu, ajo me Sveçlën vizituan stacionin policor në Koshtovë dhe pikën e kontrollit tek Ura e Bistricës.

“Nga afër pamë punën dhe angazhimin e policisë së Kosovës. I përgëzuam për angazhimin maksimal në ofrimin e sigurisë për qytetarët dhe luftimin e kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme.”, shkroi Haxhiu në Facebook.

Go to TOP