Haxhiu: I propozova Konjufcës që ta hedhë në votim shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë sot edhe një herë është dëshmuar se mazhoranca e tanishme në Kosovë nuk e ka më legjitimitetin për të udhëheq me vendin.
Kjo deklaratë e tij vjen pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, pasi ka dështuar të mbahet seanca, që fillimisht ishte paraparë të niste në orën 10, por për mungesë të kuorumit ajo u shty për në 12 e 30, por për problemin e njëjtë ajo prapë u shty, por tani për një ditë tjetër.
Postimi i plotë:
Sot edhe njëherë u dëshmua se kjo mazhorancë nuk e ka më legjitimitetin për të udhëheq me vendin.
Qytetarët votuan 51% për ndryshim, për zhvillim, ndërsa këta çdo ditë po ofrojnë dështim dhe keqmenaxhim.Kauzat me të cilat bën fushatë u shkelën e premtimet u tretën.
Mungesa e kuorumit në seancë parlamentare vie nga papërgjegjësia e deputetëve të zgjedhur të LVV-së.
Sot, pas dështimit të dytë të seancës së Kuvendit në mungesë kourumi, i propozova kryetarit të Kuvendit z.Glauk Konjufca që ta hudhë në votim shpërbërjen e Kuvendit.
