Kërcënimi me bombë në Aeroportin e Prishtinës del të jetë i rremë
Një kërcënim me bombë i bërë pak orë më parë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka dalë të jetë i rremë.
Këtë për Klankosova.tv e njoftoi zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara.
“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rremë”, ka thënë Gara.
Pas kryerjes së kontrolleveve, Gara tha se ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht.
