Dodik: Bosnja nuk do të heq vizat për Kosovën
Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik tha se “Bosnja dhe Hercegovina nuk do të heq vizat për Kosovën”, raportojnë mediat serbe.
Dodik theksoi se dje në Serbi ka dëgjuar “një koment cinik se të gjithë shqiptarët do të largohen nga Kosova sapo të hyjë në fuqi liberalizimi i vizave me BE-në”.
“Është hipokrizia e Perëndimit, i cili po përpiqet të normalizojë diçka përmes negociatave me Beogradin dhe pastaj në mënyrë të njëanshme të sjellë masa të tilla”, tha Dodik.
Parlamenti Evropian miratoi dje liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Prev Post
Vritet ish-kandidati për deputet
