Sherr masiv në një lokal, 7 persona qëllohen me njëri-tjetrin
Policia ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një sherri midis 7 personave në Malësinë e madhe në Shkodër.
Ata janë arrestuar pasi për motive të dobëta kanosën njëri-tjetrin dhe u konfliktuan fizikisht brenda një lokali.
Për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. M., 48 vjeç, M. M., 22 vjeç, L. M., 24 vjeç, L. M., 20 vjeç, A. B., 52 vjeç, J. B., 25 vjeç dhe D. B., 40 vjeç, banues në Koplik dhe në Belfast, Irlandë e Veriut, bën me dije policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
