Mungesa e kuorumit, Konjufca: Nuk mendoj që kjo legjislaturë e meriton të vazhdojë
Kuvendi i Kosovës ka paraparë që sot të vazhdohet me seancë për pikat e papërfunduara gjatë muajve shkurt dhe mars.
Mirëpo mungesa e kuorumit, bëri që kryeparlamentari Glauk Konjufca të reagojë.
Ai tha se kjo legjislaturë nuk meriton të vazhdohet, pas, sipas tij, sjelljes së papërgjegjshme të disa deputetëve.
“Qysh po e shoh këtë sjellje të papërgjegjshme të disa deputetëve unë nuk mendoj që kjo legjislaturë e meriton të vazhdojë”, u shpreh Konjufca.
