Mehmetaj: Nesër nënshkruhet akti i marrëveshjes për vizat

Gazetarja Monada Mehmetaj njofton se nesër do të nënshkruhet akti i marrëveshjes për vizat, që kosovarëve u mundëson të lëvizin në territorin e BE-së me viza afatshkurtra.

Në lidhje direkte nga Strasburgu, ajo për emisionin Info Magazine në Klan Kosova u shpreh se nënshkrimi do të bëhet para konferencës për shtyp të orës 15:15 ku pjesëmarrës është edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ndërkaq më pas aty do të jenë prezentë të gjithë gazetarët të cilët do të mundësojnë pyetje rreth këtij akti, i cili do të firmoset nga presidentja Roberta Metsola, gjithashtu dhe nga presidenca suedeze e Këshillit.

Go to TOP