Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj
Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, dje pasdite në Ferizaj ka ndaluar shoferin me inicialet M.K i moshës 28 vjeçar, i cili bëhet e ditur se ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 95 km/h.
Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.
