Organizohen xhirot 5 dhe 6 në ligen e parë dhe të dytë në pingpong për vitin 2023

Me 23 prill janë paraparë të zhvillohen xhirot 5 dhe 6 të garave ekipore në ligën e parë për meshkuj dhe femra si dhe xhirot e fundit në ligën e dytë për meshkuj.

Xhirot 5 dhe 6 të ligës së parë për meshkuj do të organizohen nga ora 10:00 në shkollën Tefik Çanga në Ferizaj. Xhiro pas xhiro ndeshjet po rritet rivaliteti ndërmjet klubeve që sunojnë të ngritën në një rang ma lart, e po ashtu edhe ato që nuk duan të bien në një rang më poshtë. Andaj të gjitha ndeshjet konsiderohen të jenë derbi për klubet përkatëse, e punë të vështirë do të kenë dy klubet e kthyera nga Superliga, Sharri dhe Llapusha, me dy pretendentët kryesor të kësaj lige, Gani Maloku dhe Shkolla Prizreni. E po ashtu edhe ndeshjet ndërmjet 4 klubeve tjera do të jenë mjaft interesante.

Po ashtu në shkollën Tefik Çanga në Ferizaj nga ora 13:00 pritet të fillojnë xhirot e fundit të ligës së dytë A dhe Ligës së dytë C. Ndeshje derbi në lligën e dytë A pritet të jetë ndeshja për pozitën e dytë ndërmjet Vitia vs Shpp Ahmet Hoxha dhe ndeshja Shkolla vs Drenasi në Ligën e dytë C.

Xhirot 5 dhe 6 të ligës së parë për Femra do të organizohen nga ora 10:00 në shkollën 8 Marsi në Pejë, punë të vështirë do të ketë Shpresa e cila ka përball dy klubet tjera që nuk kanë asnjë humbje, Istogu dhe Juniku.

Nga ora 13:00 në shkollën 8 Marsi në Pejë pritet të fillojnë xhirot e fundit të ligës së dytë B, ndeshje derbi pritet të jetë ndeshja: Maestro vs Dukagjini

Ndeshjet komplet për të gjitha ligat:

LIGA E PARË – Meshkuj – 2023
Xhiro 5 23/04/2023  
10:00 SharrivsGani Maloku Ferizaj
10:00 LlapushavsShkolla Prizreni Ferizaj
10:00 Hasan PrishtinavsIstogu Ferizaj
10:00 Ahmet Hoxha MKvsTTC Ferizaj Ferizaj
       
Xhiro 6 23/04/2023  
11:30 Shkolla PrizrenivsSharri Ferizaj
11:30 Gani MalokuvsLlapusha Ferizaj
11:30 TTC FerizajvsHasan Prishtina Ferizaj
11:30 IstoguvsAhmet Hoxha MK Ferizaj
LIGA E PARË – Femra – 2023       Xhiro 5 23/04/2023  10:00 ShpresavsJuniku Pejë10:00 Shpp Ahmet Hoxha FvsIstogu Pejë10:00 KVPP PrizrenivsArtana Pejë10:00 Lulet e Dukagjinit FvsBesa Peje F Pejë       Xhiro 6 23/04/2023  11:30 IstoguvsShpresa Pejë11:30 JunikuvsShpp Ahmet Hoxha F Pejë11:30 Besa Peje FvsKVPP Prizreni Pejë11:30 ArtanavsLulet e Dukagjinit F Pejë       
Liga e dytë A – Meshkuj – 2023
Xhiro 5 23/04/2023
13:00 VitiavsShpp Ahmet Hoxha Ferizaj
13:00 Drita Mvse lirë Ferizaj
13:00 UlpianavsGjinkalla Ferizaj
Liga e dytë B – Meshkuj – 2023
Xhiro 5 23/04/2023
13:00 MaestrovsDukagjini Pejë
13:00 Klinavse lirë Pejë
13:00 Shqiponjat e zezavsJuniku Pejë
Liga e dytë C – Meshkuj – 2023
Xhiro 5 23/04/2023
13:00 ShkollavsDrenasi Ferizaj
13:00 Galileovse lirë Ferizaj
13:00 Fushë KosovëvsKosovari Ferizaj
Go to TOP