Varhely për liberalizimin e vizave: Moment historik, sukses i madh

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhely, e ka cilësuar moment historik liberalizimin e vizave për kosovarët nga Parlamenti Evropian.

Ai tha se ky është sukses i madh.

“Sot arritëm një moment historik të rëndësishëm pasi sapo u miratua vendimi përfundimtar për #liberalizimin e vizave për qytetarët e #Kosovës në Parlamentin Evropian. Sukses i madh! Urime”, ka shkruar ai në Tëitter, të martën.

Përmes një seance plenare, Parlamenti Evropian ka miratuar sot vendimin final për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pas këtij hapi pason nënshkrimi i tekstit që garanton liberalizimin e vizave për Kosovën.

Go to TOP