Zogaj për Ligjin e Pagave: Optimist që do të rrëzohet ky Ligj

Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), ka thënë se besojnë thellë që do anulohet pjesa e Ligjit për Paga, që flet për sistemin gjyqësor dhe për disa institucione të pavarura për shkak se në vendimin e vitit 2020, është thënë qartësisht që duhet pasur kujdes mbi principet që flasin për pavarësinë e gjyqësorit në kuptimin funksional, organizativ dhe buxhetor.

Sipas kryesuesit të KGJK-së, nuk është çështja vetëm tek pagat, por edhe tek rregullimi i sistemit gjyqësor në kuptimin e menaxhimit të buxhetit dhe punësimit.

Zogaj theksoi se ka standarde të Këshillit Konsultativ që e kanë theksuar se pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të jetë e dinjitetshme, që të mos jenë të cenueshme në integritet.

Andaj, ka shtuar se janë shumë optimistë që do rrëzohet ky Ligj, sepse gjyqtarët që u dekretuan para një jave, tani do marrin paga sipas ligjit të ri, ndërsa gjyqtarët që janë aktualisht kanë edhe shtesën transitore. /BetimipërDrejtësi

Go to TOP