Aksident trafiku në Klinë, tre persona dërgohen në Spital
Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Klinë-Gjakovë.
Në fshatin Volljakë një veturë është rrokullisur mesditën e sotme.
Këtë e ka konfirmuar Driton Rugova- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Pejës.
‘’Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Volljakë-Klinë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy (2) vetura dhe si pasojë e aksidentit tre (3) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.
