Syla: Prokuroria s’më ka kontaktuar ende zyrtarisht për rastin e sulmit ndaj meje

Gazetari Valon Syla, përmes një reagimi të tij ka shprehur shqetësim sesi ende prokuroria nuk e kanë kontaktuar zyrtarisht mbi procesin rreth rastit të tij ku u sulmua nga tre persona të dyshuar javën e kaluar.

“Nuk i di saktësisht këto procedurat penale por diçka po më habit shumë në rastin e sulmit tim.

Prokuroria/prokurori, as ai kujdestar e as ai që është caktu më vonë, nuk më kanë kontaktu ende zyrtarisht.

Prokuroria nuk më ka dhënë asnjë dokument rreth rastit tim, bile ende zyrtarisht nuk më kanë tregu kush është prokuror i rastit.

Prokuroria/gjykata, trupi gjykues i procedurës paraprake, nuk më kanë njoftu që është mbajtë seance për caktimin e paraburgimit të personave të dyshuar. Nga mediat jam informu dhe kisha pasë qejf me qenë prezent unë ose avokati im.

Ende nuk jam njoftu zyrtarisht për caktimin e paraburgimit, pra nuk e kam aktvendimin.

Unë besoj në drejtësi, por nuk po me doket n’rregull kështu”, shkruan ai.

Siç potencon Syla, ngjashëm ndodhi me të, edhe me sulmin e rastit të parë ndaj tij.

“Njëjtë ma kanë bo edhe në rastin e parë, kur sulmuesi u dënua vetëm 4000 euro dhe pak ditë paraburgim.

#albanologji #drejtësi #liriaeshprehjes”. /Kosova.info/

Go to TOP