Ciro Immobile aksidentohet pranë stadiumit “Olimpico”

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, është përfshirë në një aksident automobilistik me një tramvaj pranë stadiumit “Olimpico”.

Raportet e përhapura në Itali kanë konfirmuar se qendërsulmuesi ishte përfshirë në një përplasje që pa makinën e tij të “shkatërruar”.

“Italia 24” raporton se aksidenti ka ndodhur në Romë, pranë Ponte Matteotti, i cili është vetëm pesë minuta nga “Stadio Olimpico”, terreni i Lazios.

Immobile thuhet se ka lënduar krahun e tij, sipas “Corriere dello Sport”, megjithëse një person është dërguar në spital.

“Mirror”, duke cituar raporte në Itali, pretendon se Immobile mund të ketë thyer shpatullën, ndërsa pretendojnë se në makinë ndodheshin edhe dy vajzat e tij. Të tre u dërguan në spital, por nuk thuhet se janë lënduar rëndë.

Go to TOP