Hoxha që u bë me Mercedes shfaqet duke përdhosur flamurin kombëtar: Harrën, leckë, ne s’adhurojmë zogj
Imami Mazllam Mazllami gjatë kësaj jave mori shumë vëmendje për shkak se mori një veturë luksoze nga ‘xhemati’ i tij.
Por, përkundër një paraqitjeje të moderuar së fundi, duket se imami kishte komente përdhosëse ndaj flamurit kombëtar.
Por, pikërisht urrejtëse dhe mosduruese duken disa komente të z. Mazllami që janë publikuar në platformën TikTok.
“Kjo është harrën, leckë, bezë,” – thotë z. Mazllami derisa kap flamurin kombëtar shqiptar me duar.
“Na nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj!” – dëgjohet derisa shton ai. Mazllami po ashtu shprehet se edhe po të mos vendosej flamuri kuq-e-zi për 28 nëntor “nuk do të bëhej kijameti”.
Në këtë video, ai ka komente edhe për dëshmorët duke folur në mënyrë mjaft të rëndë.
“Shehid nuk bihet qysh po thotë dikushi… plot shehida jemi ba. U mushë Kosova dëshmorë.” – nis komentin e tij z. Mazllami.
E lus Allahun që këta që na kanë ra dëshmorë ishalla janë dëshmorë të Allahut. Se na që i shkrujmë dëshmorë e ju vëmë pllakata, pas pesëdhjetë vjete krejt jau thejmë ato.” – vazhdon ai.
Më tutje, ai përmend edhe himnin kombëtar shqiptar duke iu shtruar pyetje ndjekësve të tij se “me qët flamur në xhenet (parajsë) a hijmë?”
