Osmani uron Pashkët: Paqja e respekti mbretëroftë në secilën familje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.
Ajo ka uruar që paqja, respekti të mbizotërojnë në secilën familje.
“ Pashkët janë festë e ringjalljes, ringritjes dhe shpresës dhe mundësi për ta ndarë gëzimin e shpresën me të gjithë
Festat si kjo janë manifestim i vlerave të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresë për të ardhmen!Le të dëshmohet në këtë festë shpirti ynë solidar dhe ta vazhdojmë traditën e çmuar të kremtimit të festave në frymën e mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë!
Për shumë mote, gëzuar Pashkët ortodoksë!”, thuhet në urimin e presidentes Osmani.
