Teologu Shabani tregon se cilës kategori nuk i refuzohet lutja në islam
Lutja ndaj Zotit është një gjë e rëndësishme për besimtarët. Në fenë islame ajo llogaritet si arma më e fuqishme për besimtarin.
Sipas mësimeve islame, Zoti gëzohet kur një person ngrit duar dhe i lutet ati. Ndonëse lutja mund të kryhet në çdo kohë, nga në islam janë disa momente dhe disa personave që Zoti nuk ua refuzon lutjet.
Këto i ka treguar teologu Vedat Shabani, i cili njeherit është edhe sekretar në Fakultetit e Studimeve Islame në Prishtinë.
“Duke u bazuar në hadithet e pejgamberit, prej personave të cilëve Zoti nuk u kthen lutjen është agjëruesi, pastaj udhëheqësi i drejtë, nëse i lutet Zotit nuk i refuzohet lutja. Pastaj është personi që i është bërë zullum, e padrejtë dhe nëse ai i ngrit duart lart dhe i drejtohet Zotit me lutje kudër atyre personave që i kanë bërë padrejtësi sigurisht mes kësaj lutje nuk ka burojë direkt i pranohet. Pastaj kemi lutjen e prindërit për fëmijën e tij, që në e themi nuk ka perde mes kësaj lutje dhe Zotit. Kemi lutjen e udhëtarit. Këto janë disa nga momentet që Zoti nuk i
kthen lutjet”, ka thënë ai në emisionin FANARI.
Ai ka thënë se koha para iftarit është shumë me vlerë dhe është mirë që besimtari ta shfrytëzojë me lutje.
