Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person në Ferizaj për vepren penale “Vjedhje e pyejve”.

“Sot në ora 13:00 në Ferizaj, ekipe të policisë rajonale të Ferizajt, pas disa informacioneve të pranuara kanë arritur që fillimisht të lokalizojnë e më pas të arrestojnë personin e kërkuar G.L (M/K) i moshës 38 vjeçar.Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale” Vjedhje e pyjeve” me dënim burgimi prej një 1 vit e 8 muaj.Pas kompletimit të dokumentacionit ai është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

Go to TOP