Sondazh: 20% e qytetarëve të Serbisë pro pavarësisë së Kosovës
Tetë për qind e qytetarëve të Serbisë besojnë se zgjidhja ideale për çështjen e Kosovës është njohja e pavarësisë, kurse njohjen e shtetit të Kosovës si zgjidhje të mundshme e shohin 20 për qind e tyre.
Këto shifra kanë dalë nga një sondazh i realizuar nga organizata serbe “Crta” (Qendra për Kërkim, Transparencë dhe Përgjegjësi) në Beograd për muajin shkurt të këtij viti.
Në pyetjen se si e shohin “Zgjidhjen më ideale dhe të mundshme të problemit të Kosovës”, nga 1011 respodentë, mbi 80 persona janë deklaruar se zgjidhja është te Kosova e pavarur.
“Si zgjidhje ideale për Kosovën, numri më i madh i qytetarëve (34 për qind) shohin kthimin në mënyrën e vjetër, pra që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë, ndërsa 20 besojnë se është një lloj marrëveshjeje – në këtë drejtim, tetë për qind janë në favor të njohjes së Kosovës, shtatë në favor të ndarjes së territoreve dhe pesë mbështesin propozimin franko-gjerman”, thotë ky sondazh.
