Sekuestrohen 174 pajisje të kripto-minimit në Zubin Potok

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se policia ka sekuestruar 174 pajisje të paligjshme të kripto-minimit në Zubin Potok.

Rizvanolli tha se mospagesa e faturave ë energjisë elektrike nxit aktivitete të tilla, të cilat ajo i quajti të paligjshme.

“Kjo është arsyeja pse Serbia bllokon zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë. Ne i përmbushëm të gjitha angazhimet tona. Koha që edhe pala tjetër të bëjë të njëjtën gjë, urgjentisht”, tha Rizvanolli,

Go to TOP