Konjufca në Kuvend, s’del në gjykatë

Mysafirët që i erdhën nga jashtë vendi, i priti herët në mengjes.

E deputetë që në kuvend i udhëheqë vet, kryeparlamentari Glauk Konjufca i thirri ti takoi në seancën plenare fiks në orën 10:00.

Pikërisht kjo detyrë që e ka tani, ia pamundësuan Konjufcës që në kohën e njëjtë të jetë pjesëmarrjes edhe në një gjykim që po i bëhet për një vepër penale që e kreu sa ishte opozitar më 2016.

Avokatja që po e mbron kryekuvendarin Konjufca nga akuza për gazit lotsjellës dhe pengim të personit zyrtar, tha se gjykata u paralajmërua për këtë mungesë.

Këtë veprim po thuhet se nuk e përsërit shpesh kryeparlamentari.

Megjithatë, Konjufcës pritet që shpejt do ti shkoj një ftesë tjerë për paraqitje në gjykatore, ndonëse data nuk u vendos.

Seancën e 15 marsit, ku ishin planifikuar që për gazin në kuvend të dëgjohen dëshmitarët Adem Grabovci, Ismet Beqiri dhe Slobodan Petroviq, dështoi pikërisht për mungesë të tyre.

Një seancë para saj, Glauk Konjufca kishte thënë që është i pafajshëm për veprën që i ngarkohet.

Go to TOP