Klubet e Premierligës nuk do t’i përdorin emrat e kompanive të basteve në fanella

Skuadrat e Premierligës janë dakorduar bashkërisht që të heqin dorë nga përdorimi i emrave të kompanive të basteve në fanellat e tyre.

Janë tetë klube aktuale të Premierligës që në fanellat e tyre prapa i kanë sponsorë kompanitë e basteve, duke i fituar rreth 60 milionë funte në vit, transmeton “Sky Sports”.

Ky ndryshim do të nisë së aplikuari që nga fillimi i sezonit 2026/27, kur do të përfundojnë edhe krejt kontratat aktuale të klubeve me sponsorët.

Premierliga njoftoi, po ashtu se është duke punuar me sportet e tjera në zhvillimin e kodit të ri për sponsorizim nga lojërat e fatit.

Go to TOP