Pas humbjes, Spalletti me lajm të mirë për tifozët

Napoli e humbi ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Milan me rezultatin 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Bennacer.

Pas këtij takimi, trajneri i napoletanëve, Luciano Spalletti, foli për mungesën e madhe që e pati në këtë takim.

“Victor Osimhen 100% do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimin në stadiumin Maradona të martën”, tha Spalletti, duke i dhënë kështu lajmin e mirë tifozëve të klubit.

Sulmuesi nigerian mungoi në takimin e së mërkurës për shkak të problemeve muskulare.

Go to TOP