Përfundon pa incidente protesta në Zveqan
Protesta e organizuar nga disa serbë lokalë në Zveqan të cilët kërkuan largimin e policisë nga veriu, ka përfunduar.
Nga kjo protestë në të cilën edhe u bllokua një rrugë për qarkullim, nuk ka ndonjë incident apo të arrestuar.
“Protesta ka përfundu. Nuk ka pasur ndonjë incident apo të arrestuar”, ka thënë për teve1.info Veton Elshani, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut.
Disa qytetarë serbë, kryesisht të Zveçanit dhe Mitrovicës veriore në përgjithësi kanë dalë në protestë, të thirrur nga Marina Jovanoviq, bashkëshortja e Milan Jovanoviqit, personit që u plagos nga një zyrtar policor.
Protestuesit kanë lëvizur në rrugën kryesore të Zveçan derisa mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Largohuni nga këtu”, “Nuk i përksini këtij vendi”. “Evropa po gjuan kundër nesh” e të tjera.
