Shtrenjtohet jeta në Kosovë

Çmimet miellit, bukës, vezëve, qumështit e produkteve tjera bazike kanë shënuar një ngritje të theksuar në muajt e parë të këtij vitit.

E përveç gjërave ushqimore , qytetarët do të paguajnë më shtrenjtë për këtë muaj edhe tarifat e rrymës.

Kjo pasi rritjes për 15% të çmimit të energjisë elektrike.

E kjo gjë po del te jetë e papërballueshme për xhepin e qytetarëve.

Rritja e kostos se jetës sipas Selatin Kacanikut nga Shoqata e Konsumatorit do të dërgoj në rëndimin e jetesës së shtresës së varfër të qytetarëve.

Kurse profesor i ekonomisë, Bashkim Mustafa, thotë se rritja e rrymës do të ndikojë që të rriten edhe më shumë çmimet e produkteve.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e konsumit ishin më të larta rreth 10.5% në muajin shkurt 2023, krahasuar me muajin shkurt 2022.

Go to TOP