Shumë ndeshje derbi në Javën e tretë të garave ekipore të pingpongut në Superligën e Kosovës

Të dielën me datën 16.04.23 duke filluar nga ora 10:00 në ShFMU “Fadil Hisari” në Prizren do të zhvillohen xhirot 5 dhe 6 të Superligës në katëgorinë e meshkujve dhe femrave.

Në kategorinë e meshkujve këtë javë 4 të parët e ranglistës aktuale do të ndeshen ndërmjet vete, respektivisht dy klubet pa humbje do të kenë përballë dy klubet që në radhët e tyre kanë përforcime me lojtarë cilësor në xhiron e pestë, e në xhiron e gjashtë do të kemi dy ndeshje derbi: Dardania  vs Lidhja e Prizrenit dhe ndeshjen Ahmet Hoxha vs Priping,

Po ashtu shumë interesante do të jenë edhe ndeshjet ndërmjet 4 klubeve në pjesën e fundit të tabelës, andaj për dashamirët e pingpongut do të jetë sfidë cilën ndeshje të përcjellin. Të gjitha klubeve u urojmë suksese.

Edhe në kategorinë e femrave ka rastisur që 4 të paret e ranglistës aktuale të ndeshen ndërmjet vete, a do munden vashat nga Prishtina dhe Vushtrria të befasojnë vashat e “Dritës” e “Ahmet Hoxhes”, dy klubet pa asnjë humbje deri tani. Edhe 4 klubet e fundit do të kenë ndeshje mjaftë të forta për të përforcuar pozitën e tyre në ranglistë.

Orari i gjitha ndeshjeve të superligës:

Superliga e Kosoves 2023 – Meshkujt
Xhiro 5 16.04.2023   
10:00 Lidhja e prizrenitvsAhmet Hoxha Prizren 
10:00 PripingvsDardania Prizren 
10:00 PrishtinavsVushtrria Prizren 
10:00 LiriavsKVPP Prizreni Prizren 
        
Xhiro 6 16.04.2023   
12:00 DardaniavsLidhja e prizrenit Prizren 
12:00 Ahmet HoxhavsPriping Prizren 
12:00 KVPP PrizrenivsPrishtina Prizren 
12:00 VushtrriavsLiria Prizren 
Superliga e Kosoves 2023 – Femrat
        
Xhiro 5 16.04.2023   
15:00 Drita FvsVushtrria F Prizren 
15:00 Ahmet Hoxha FvsPrishtina F Prizren 
15:00 Ahmet Hoxha MKvsGani Maloku Prizren 
15:00 Lidhja e PrizrenitvsPeja F Prizren 
        
Xhiro 6 16.04.2023   
17:00 Prishtina FvsDrita F Prizren 
17:00 Vushtrria FvsAhmet Hoxha F Prizren 
17:00 Peja FvsAhmet Hoxha MK Prizren 
17:00 Gani MalokuvsLidhja e Prizrenit Prizren
Go to TOP