Organizohet Kampionatin Individual i Kosovës për U9 dhe U13 per 2023

Me 15 Prill me fillim nga ora 10:00 në ShMU “Tefik Çanga” në Ferizaj, FPPK do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U9 dhe U13.

Pas parasysh numrin e madh të lojtarëve si dhe turneu organizohet vetëm një ditë, turneu do të organizohet për:

·         individuale (U9)

·         individuale (U13)

·         çifte meshkuj (U13)

·         çifte femra (U13)

·         çifte të përziera (U13)

Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri të mërkurën me 12 prill në ora 16:00.

Të drejtë pjesëmarrje në kampionatin për  U9 dhe U13 kanë të drejtë të gjithë lojtarët kosovarë të moshës deri 9 dhe 13 vjeçare, respektivisht lojtarët e lindur pas vitit 2014 dhe 2010.

Paraqitjet pas afatit nuk do të merren në konsideratë.

Luteni që lojtarët e paraqitur të i radhitni sipas alfabetit dhe në formën e bashkangjitur

Shorti do te hidhet të enjten me 13 prill online dhe është i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve.

Më poshtë gjeni formën për paraqitjen e lojtarëve për KIK U9 dhe U13. /Kosova.info/

Go to TOP