Bad News Eagles fitojnë ndeshjen e parë ndaj FaZe, afër “Major Paris”

Ekipi shqiptar, Bad News Eagles ka fituar ndeshjen e parë ndaj ekipit të dytë më të mirë në historinë e CS:GO, FaZe.

Bad News Eagles arriti fitore në mapin “Inferno” me rezultatin 16:10, me një paraqitje tejet fantastike nga të gjithë lojtarët.

Kujtojmë që këto ndeshje po zhvillohen në Kopenhagë të Danimarkës që kanë për qëllim kualifikimin në “Paris Major” që kap vlerën e 1.2 milionë dollarë.

Ndeshja tjetër zhvillohet pas pak në mapin ‘Mirage’. Në rast të fitores, ekipi shqiptar kualifikohet në ‘Paris Major’ – duke shkruar një histori të radhës.

Go to TOP