Viktimat në Speciale: A e paguan Kosova kompensimin?

207 mijë euro që Gjykata Speciale e obligoi Sali Mustafën, si i dënuar t’ua jap 8 viktimave të tij si kompensim, për vrasjen e një personi, dhunë fizike e psikike nuk do i marrin nga ai.

Andaj, shpresa e Speciales është te shteti i Kosovës.

Por, kjo kërkesë nga njohësit e fushës po cilësohet e pa vend, pasi thonë se këto para duhet t’i japë Bashkimi Evropian.

Nga Specialja paralajmëruan se vetë do të mledhin para nga shtetet që dëshirojnë t’i ndihmojë viktimat.

Por, themelimi i një fondi për këtë punë, po shihet shumë i padrejtë ndaj viktimave të tjera të konfirmuara nga gjykimet e tjera për krime lufte.

Megjithatë, sipas Bekim Blakajt nga Fondi për të Drejtën Humanitare, vendimi i shpallur nga Dhomat e Specializuara në Hagë, të enjtën krijoi një praktikë të re.

Televizioni, për këtë çështje kërkoi përgjigje edhe nga Ministria e Drejtësisë, nëse do të marrin përsipër kompensimin e viktimave që dalin nga gjykimi në Hagë. Megjithatë përveç referimit për shfletim të ligjit për këtë punë, përgjigje tjetër nuk pati.

Go to TOP