“Me dhunë e urrejtje morën pushtetin, po qeverisin me të njëjtën mendësi”
Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka kritikuar Qeverinë Kurti për arrogancë.
Sipas saj, kjo Qeveri me dhunë e urrejtje e kanë marrë pushtetin, prandaj ajo thotë se po vazhdojnë me të njëjtën mendësi.
“Një qeveri me performancë aq të dobët jo vetëm në investime kapitale, por edhe në menaxhim të përgjithshëm, ka vendosur që për qëllime politike t’i paralizojë komunat duke ua bllokuar të hyrat vetanake”, shkroi ajo.
Halimi thotë se nuk merret fare me komunat e tjera, vetëm me ato në veri.
“Vetëm për komunat në veri të vendit, kjo Qeveri ka shpikur vetmenaxhimin. E komunat tjera i sundon!”, shtoi ajo.
