VIDEO/ Festë te Real Madridi, fjalimi i Ancelottit bëhet viral

Real Madrid fitoi 0-4 përballë Barcelonës në “Camp Nou” dhe siguroi kualifikimin në finalen e Kupës së Mbretit.

Karim Benzema shënoi 3 gola, ndërkohë që Carlo Ancelotti, i njohur për batutat e tij, deklaroi këto fjalë në dhomat e zhveshjes:

“Jam krenar që pashë një ndeshje të tillë. Një krenari të ulesh në stol dhe të shijosh një ndeshje si kjo. E para: ju përgëzoj të gjithëve.

E dyta: ju thashë një gënjeshtër: nuk ishte një finale, por një gjysmëfinale.

Dhe e treta, më dëgjoni me kujdes: nesër e keni pushim”, u shpreh Ancelotti.

https://twitter.com/adrirm33/status/1643755280600113152?s=46&t=Dn8D0NB5KuPua1U8AT8DEw

Finalja e Kupës së Mbretit, Real Madrid-Osasuna do të zhvillohet në stadiumin “La Cartuja”, Sevilla (6 maj).

Go to TOP