Gashi – Muratit: Shansë s’ke me pasë me ua marrë paret Komunave, mbaje në mend
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i ka reaguar ashpër ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, lidhur me bllokimin e të hyrave vetanake nga vitet paraprake të Komunave.
Gjatë seancës së sotme, Gashi i është drejtuar Muratit duke i thënë se nuk do të ketë shanse t’i marrë paratë e Komunave.
“Krej ai buxhet është i vitit 202. Kështu që kot e ki. Nuk ke me pasë shansë që paret e Komunave me i marrë, maje në mend, shansë nuk ke me pasë. Janë burime vetanake. Sikur me ia marrë dikujt paret prej xhepit. S’ka shansë. Ligji e rregullon këtë punë, Kushtetuta e rregullon. Kot je tu u mundu me ba arsyetime palidhje. Është e drejtë ekskluzive e Komunave me menaxhu me buxhetet e veta. Është e rregullume me Kushtetuten e Kosovës, është e rregullume me Kartën Evropiane të vetëqeverisjes Lokale, është e rregullume me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, është e rregullume me Ligjin për Financat Lokale”, tha Gashi.
