Kurti konfirmon takimin me Vuçiqin, ja cila është tema e diskutimit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten se termi i saktë i përdorur në marrëveshjen e fundit në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe është “të zhdukurit me dhunë”.
Ai tha se ky formulim ndodhet në përmbajtjen e marrëveshjes.
“Formulimi i saktë do të thotë ata që janë të zhdukur me dhunë dhe kështu është termi që është dakorduar dhe ndodhet në përmbajtjen e marrëveshjes. Pra, edhe atëherë kur do të thuhet persona të pagjetur, të zhdukur që mungojnë, gjithmonë bëhet fjalë për të zhdukurit me dhunë”, u shpreh ai.
Po ashtu, shefi i qeverisë konfirmoi se gjatë këtij muaji do ta ketë një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bruksleli.
Kurit u shpreh se takimin e 4 prillit mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit do ta analizojë bashkë me zëvendësin e tij.
“Së pari, ne do ta analizojnë së bashku me zv/kryeministrin Bislimi rezultatet nga takimi që është zhvilluar në Bruksel më 4 prill. Mandej, do të përcaktojmë një ecje përpara për muajin prill brenda së cilit do të ketë një takim të nivelit të lartë. Duhet të zbatohet e gjithë marrëveshje, dhe në kuadër të marrëveshjes kemi një nen i dhjeti, është për zbatimin me marrëveshjeve të mëhershme. Por, në aneksin e zbatimit të dakorduar në Ohër, parashihet si çështje urgjente parashihet çështja e të pagjeturve nga lufta, përkatësisht e të zhdukurve me dhunë”, shtoi ai.
