Newcastle deklason West Hamin
Newcastle United ka konsoliduar vendin e vet në top-katërshen e Preimer League pas arritjes së fitores së katërt radhazi. Kjo pas fitores së madhe 5-1 ndaj West Ham United të mërkurën.
Wilson (6′, 46′), Joelinton (13′), Isak (82′), Joelinton (90′) kanë shënuar golat për Newcastle. Golin e vetëm për West Ham e ka realizuar Zouma (40′).
Pas kësaj ndeshje Newcastle gjendet në pozitën e tretë me pesëdhjetë e tri pikë, derisa West Ham është në vendin e pesëmbëdhjetë me njëzet e shtatë pikë.
