Delegacioni i KKB-së viziton qytetet në Sanxhakun
Sjenica, 04.04.2023
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati
Në kuadër të planit për të vizituar kryetarët e qyteteve dhe komunave të Sanxhakut, pas qytetit të Novi Pazarit dhe komunës së Tutinit, kryetarja i Këshillit Kombëtar Boshnjak, dr. Misalla Pramenkoviq, me kolegët e saj, ka vizituar kryetarin e komunës së Sjenicës, z. Munib Mujagiq.
Kjo ishte vizita e parë zyrtare tek kryetari i komunës së Sjenicës nga kryetarja i sapozgjedhur dr. Pramenkoviq.
Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet KKB-së dhe komunës së Sjenicës përmes projekteve që do të delegohen nga të dyja palët.
Delegacioni i Këshillit, përveç kryetarjës, përbëhej nga kryetari i Bordit Ekzekutiv, dr. Fuad Baqiqanin, nënkryetar dr. Mustafa Fetiq, sekretari Samer Jusoviq dhe shefi i kabinetit Semir Maxhgal.
