Fillon dërgimi i gjobave me postë për subjektet e gjobitura si shkelës të ligjit të duhanit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka filluar dërgimin e gjobave me postë, për subjektet të cilat janë gjobitur për shkelje të ligjit për kontrollin e duhanit.

“Po sa ti pranojnë gjobat duhet të kryejnë pagesat ne të kundërtën do të ndiqen përmes mekanizmit shtetërorë përmbarimorë. Nga tani e tutje të gjithë shkelësit e hasur gjatë inspektimeve do të gjobitën me fletë gjobë mandatore, e cila mund të paguhet direkt në secilën bankë përmes bar-kodit, numrit unik qe mban secila fletë gjobë”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

“Ne i ftojmë të gjithë për respektim të ligjit të duhanit. Në të kundërtën do të përballen me masën sanksionuese të përcaktuar me ligj. Asnjë gjobë nuk do të mbetet pa u paguar”, thuhet më tutje në njoftim.

Go to TOP