Konjufca: Nëse kërkohet Asociacion me kompetenca, duhet të shkojmë në zgjedhje
Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca është deklaruar rreth takimit të 18 marsit në Ohër.
Shefi i Kuvendit ka pohuar se nëse kërkohet që Asociacioni të ketë kompetenca, vendi duhet shkuar në zgjedhje.
Ai kujtoi se kanë marrë garanci të forta që Asociacioni do të jetë një lloj forumi.
“Kemi marrë garanci të forta që asociacioni do të jetë një lloj forumi. Por, nëse kërkohet që asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive ose të bëhet me ndryshime kushtetues, mendoj që asgjë më nuk ka vlerë dhe vendi duhet të shkoj në zgjedhje”, theksoi Konjufca në Tëvë1.
