Xhiroja e dytë në Superligën A, meshkujt, vjen me superndeshje

Superliga A vazhdon këtë fundjavë me xhiron e dytë, e cila do të përcillet me superndeshje, derisa të tri takimet në konkurrencën e meshkujve nuk duhet humbur.

G. E Theranda dhe Peja ndeshen në përballjen interesante, pasi të dy këto ekipe realizuan fitore në xhiron e parë kundër Dritës respektivisht Lubotenit.

Në takimin tjetër përballen dy ekipet humbëse në xhiron e parë, Ferizaj dhe Luboteni, të cilat do të luftojnë për fitoren e parë.

Në takimin e fundit, Drita pret Skënderbeun, pas disfatës së ngushtë nga G.E Theranda në javën e parë me rezultat 3-2. Në anën tjetër, Skënderbeu regjistroi një fitore me shumë mund kundër Ferizajt xhiron e fundit, me rezultat 3-2.

Gjeni çiftet e plota dhe oraret në Superligën A, meshkujt, të paraqitura grafikisht. /Kosova.info/

Go to TOP