8 persona të lënduar nga një aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në segmentin rrugor të fshatit Shupkovc.

Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar janë tetë persona.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, i cili tha se në aksident të përfshirë janë një kamionetë dhe një veturë.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arriture edhe ekipet emergjente.

Go to TOP