579-vjetori i Kuvendit të Lezhës, Haradinaj: Aty u vendosën bazat e ndërgjegjes kombëtare

Sot u bënë 579 vjet që nga mbajtja e Kuvendit të Lezhës, e në lidhje me këtë ka reaguar kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se në këtë ditë janë vendosur bazat e ndërgjegjes kombëtare, raporton Zeri.info.

Haradinaj u shpreh se edhe sot duhet të qëndrojmë të bashkuar, ashtu siç ishte edhe mesazhi i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

“Nëpër kohë, shqiptarët ekzistonin, por nuk ishin vetvetja, ishin pjesë – pjesë, por nuk ishin një. Gjithë kjo histori e madhe që iu ka mbijetuar shekujve e ka pikënisjen, dhe ai është momenti kur jemi bërë një, tek Kuvendi i Lezhës dhe atyre prijësve te mençur që ditën ta bashkonin kombin në kohë të vështira, për një përpjekje më të madhe”, shkroi ai në Facebook.

Go to TOP