FOTO/ Këta janë dy të rinjët që u vranë nga sulmi në Gllogjan

Gentiana Mustafaj dhe Ledjan Hamzaj janë dy nxënësit të vrarë sonte në Gllogjan pas të shtenave nga një person i maskuar qëlloj me kallashnikov mbi autobusin me 10 veta në të.

Krerët e shtetit kanë shprehur ngushëllime për rastin tragjik dhe kanë kërkuar që të kapet autori i krimit sa më parë. 

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka deklaruar se rreth orës 19 policia është njoftuar se ka të shtëna drejt një autobusi në fshatin Gllogjan.

“Tetë persona kanë qenë, do të thotë autobusi ka qarkullu nga Gjsakova në Deçan dhe në fshatin Glloxhan, mirëpo një numër i nxënësve kanë ndaluar në fshatra të tjera”.

Tutje ai bëri të ditur se në vend të ngjarjes ka mbetur i vdekur një person, kurse tre të tjerë janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, ku kanë vdekur më pas dy nga ta.

ImageGentiana Mustafaj dhe Ledjan Hamzaj

Go to TOP