31 vjeçari nga Kosova arrestohet në Vjenë, i gjejnë drogë dhe armë
Të premten, më 27 shtator në kryeqendren austriake është arrestuar një 31-vjeçar nga Kosova.
Kosovari u ndalua nga Departamenti Shtetëro i Vjenës.
Pasi u ndalua në lokacionin e quajtur “Kundratstrasse”, fillimisht kishte deklaruar se nuk kishte patentë-shofer dhe për këtë arsye është identifikuar me letërnjoftim austriak.
Por, më pas zyrtarët policor konfirmuan se letërnjoftimi ishte fals.
Pas kontrollit të detajuar atij iu gjetën 50 gramë kokainë dhe një armë e zbrazët.
Atij iu konfiskuan letërnjoftimi fals, arma bosh dhe droga, shkruajnë mediat austriake.
Burri nga Kosova, nuk pranoi të dërgohej te mjeku.
Pas hetimeve të mëtejshme, u konstatua se ai po qëndronte në Gjermani pa leje. Në fund, ai u arrestua.